Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Shkozet


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një makinë tip “Benz” ka përplasur drejtuesin e biçikletës në lagjen nr.14 në Shkozet të Durrësit.

Drejtuesi i biçikletës ishte një shtetas rreth 65-vjeç i paidentifikuar.

Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *