Vendosni fjalën kyçe....

A po bën propagandë Veliaj me bamirësit dhe paratë e Bashkimit Evropian?


Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shembi mijëra shtëpi në tre qarqe të vendit dhe la në qiell të hapur familje të tëra, si edhe shkaktoi dhjetëra viktima të cilat mbetën në rrënoja.

Por pas tërmetit do vinte radha e procesit të rindërtimit dhe procesi më i vështirë ishte gjetja e parave për ndërtimin e shtëpive dhe akomodimin e qytetarëve të mbetur pa banesat e tyre.

Në konferencën e donatorëve Shqipërisë iu premtuan 1.1 miliardë euro për procesin e rindërtimit përveç fondeve të buxhetit të shtetit apo edhe donatorëve vendas.

Pas këtij procesi ka nisur rindërtimi i shtëpive të para dhe duket se bamirësit janë një hap para.

Ditën e sotme modelja që punon në Nju Jork Xhesika Berberi dorëzoi çelësat për familjen Çakirri në Ndroq të Bashkisë së Tiranës.

Në dhënien e shtëpive nuk mund të mungonte kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili shoqëronte modelen.

Edhe pse duket larg dita kur me fondet e shtetit apo të BE-së të jepen shtëpitë e para Veliaj nuk nguron të shfaqet krahas bamirësve të ndryshëm për të inauguruar shtëpitë.

Shteti bën sa mundet, por edhe shteti ka limite. Kur shteti nuk i bën të gjitha gjërat vetë, kërkon ndihmë nga shoqëria, nga njerëzit e famshëm, nga ata që kanë mundësi, nga njerëz që frymëzojnë të tjerët. Falë Xhesikës, Adrola Dushit dhe gjithë artistëve të tjerë, që kanë një reputacion, në vend që ta përdorin reputacionin për më shumë vanitet, për Instagram e Facebook, vendosën që këtë reputacion ta shfrytëzojnë per t’i bërë shtëpinë Nuriut dhe Enos së vogël. Ndaj, edhe unë e kam zemrën plot me mirënjohje për ta. Ne do ta bëjmë punën tonë, jemi në një fazë ku kemi 1 mijë shtëpi të porositura, por çdo njeri që na heq një pjesë të barrës, na jep nje dorë”- tha Veliaj.

Pas këtyre deklaratave të Veliajt i cili shtrin dorën sa herë ka nevojë për të kryer punë publike lind pyetja “A po bën Veliaj propagandë me paratë e bamirësve dhe Bashkimit Evropian?”

Sa shtëpi janë ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit deri më tani?

Çfarë do ndodhë me buxhetin në dispozicion të ndërtimit të shtëpive individuale nëse i marrin përsipër bamirësit?

Si po shpërndahen fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për rindërtimin?

Kur do fillojë ndërtimi i lagjeve në qytet për pallatet e shembura?

Qeveria shqiptare karakterizohet nga shtrirja e dorës te bamirës si Samir Mane, Elvis Naçi apo Fundjava Ndryshe/Hashtag.al