Vendosni fjalën kyçe....

BEDËR jep 100 bursa studimi për maturantët


Kolegji Universitar Bedër ofron 100 bursa studimi për studentët. Përmes një njoftimi, universiteti bën me dije se përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët që regjistrohen për herë të parë në këtë vit në programet e ofruara nga Bedër.

“Për të katërtin vit radhazi, Kolegji Universitar Bedër ofron 100 bursa studimi për maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin akademik në një prej degëve tona. Ata mund të përfitojnë nga ky program duke aplikuar edhe gjatë raundit të dytë dhe të tretë.”– njofton Bedër.

Tashmë një pjesë e të regjistruarve në raundin e parë kanë përfituar nga ky fond i bursave, ndërkohë që përfitues do të jenë edhe ata që përzgjedhin Kolegjin Universitar Bedër në raundin e dytë dhe të tretë.

Në datat 19-21 Shtator të këtij viti, maturantët kanë mundësinë e përzgjedhjes së programeve të studimit për raundin e dytë.

Kolegji Universitar Bedër është një institucion në statusin jofitimprurës dhe ofron një edukim që në thelb ka vlerat universale. Me 18 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë, Bedër organizohet në 6 departamente dhe 1 qendër kërkimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *