Tre ngjarje kriminale të ndodhur në vetëm pak ditë ka vënë policinë në lëvizje.
Në të gjithë qarqet e vendit raportohet se janë ngritur pika kontrolli për automjetet me qëllim për të evidentuar shkelësit e ligjit. Kontrollet janë kryer Korçë, Elbasan, Berat etj.
Në tre ditë janë ekzekutuar në Rrogozhinë Klevis Kapllani, atentati me tritol ndaj Preng Gjinit në mes të ditës në një zonë të populluar në Tiranë dhe ekzekutimi i Bujar Çelës në Elbasan ditën e sotme i cili është edhe vëllai i Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit.