Vendosni fjalën kyçe....

Situata me zjarret në vend, Xhaçka bën bilancin: Ndëshkime për shkaktarët


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë bilancin mbi situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas asaj që shkruan ministrja përmes rrjeteve sociale, në vendin tonë janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota në 8 qarqe të vendit.

Ajo shton se janë angazhuar në terren dhjetëra efektivë të FA-së për disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

Më tej ministrja ka paralajmëruar masa të rënda për shkaktarët e zjarreve si edhe për pushtetin vendor nëse nuk i përgjigjen situatës emergjente.

Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit.

Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që famtirësisht nuk kanë cenuar sigurinë e banorëve në këto zona.

Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete.

Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare”-shkruan Xhaçka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *