Vendosni fjalën kyçe....

Princesha spanjolle vendoset në karantinë, një shok nga klasa me Covid-19


Princesha Leonor, trashëgimtarja e fronit spanjoll, është vendosur në karantinë shkruan Reuters. Lajmi u dha të shtunën nga familja mbretërore, e cila sqaroi se kjo ishte vetëm një masë paraprake, pasi një shok/shoqe klase në shkollën e Leonor kishte rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Vajza 14-vjeçare e mbretit Felipe do të testohet për koronavirusin, ashtu edhe nxënësit e tjerë të klasës së saj në shkollën Santa María de los Rosales, në Madrid.

Një zëdhënës i familjes mbretërore, tha se Mbreti dhe Mbretëresha Letizia do të vazhdojnë detyrat e tyre mbretërore për momentin, ndërsa Spanja lufton për të kontrolluar rastet e koronavirusit në rritje.

Tetë milion fëmijë spanjollë u kthyen në shkollë javën e kaluar, por disa prej tyre janë mbyllur ose nxënësit janë dërguar në shtëpi pasi kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *