Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli fitore të vuajtur në nisjen e kampionatit, Arsenali pa probleme në derbi


Premierliga angleze ka ngritur sot siparin e sezonit të ri futbollistik.

Kampionët në fuqi të Liverpulit arritën një fitore të vuajtur ndaj Lidsit me rezultatin 4-3 në një ndeshje që dhuroi shumë spektakël.

Arsenali nga ana e tij e nisi kampionatin me fitore duke mundur Fulhemin në derbin e Londrës. Në ndeshjen e luajtur në orën 16:00, Kristal Palas barazoi me Sauthempton.

Dy ndeshjet e parashikuara për ditën e sotme, ajo mes Bërnlit e Mançester Junajtid e ajo mes Mançester Sitit e Aston Vilës janë shtyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *