Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi në krah të popullit amerikan” – Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Presidenti i vendit, Ilir Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste në SHBA të 11 shtatorit të vitit 2001.

Meta shprehet se është në krah të popullit amerikan dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj krah SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!

Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, shkruan Meta në këtë 19 vjetor të sulmeve terroriste.

Sulmet e koordinuara terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, vranë gati 3 000 amerikanë dhe ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *