Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 19-vjeçar nga Tirana e bashkëpunëtori nga Iraku, po transportonin 14 emigrantë


Një 19-vjeçar nga Tirana dhe një 22-vjeçar nga Iraku janë arrestuar nga policia në Malësi të Madhe.

Ata u kapën teksa po transportonin 14 shtetas të huaj drejt kufirit me Malin e Zi.

Sipas policisë, dy të rinjtë u ndaluan në Hot ndërsa në mjetin tip ‘Ford’ u kapën emigrantën e paligjshëm që kishin paguar nga 120 euro për t’u futur në vendin fqinj.

Njoftimi

Në kudër të operacionit “Irakiani” u arrestuan H. S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga  shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së. Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.” – thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *