Vendosni fjalën kyçe....

Turqia vijon kërkimin për hidrokarbure në Mesdheun lindor


Anija turke e eksplorimit Oruc Reis, po vijon misionin e saj në Mesdheun lindor për të kërkuar burime të reja energjie, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes.

“I fortë, i vendosur dhe i fuqishëm! Fregatat dhe korvetat që i përkasin forcave tona detare po vazhdojnë me vendosmëri detyrën e tyre të shoqërimit / mbrojtjes së anijes kërkimore ORUC REIS, e cila vazhdon të punojë në zonat tona të juridiksionit në Mesdheun lindor.” – shkroi në Twitter, ministria, duke publikuar edhe një videu disa minutëshe.

“Asnjë paligjshmëri ose ngacmim nuk do të lejohet në rajon!” – shtoi ministria.

Megjithë kundërshtimin nga Greqia dhe disa vende të tjera, më 31 gusht, Turqia përsëri zgjati kërkimin për hidrokarbure në Mesdheun lindor, operacion që do vijojë deri në 12 Shtator.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar Greqinë lidhur me shpalljen nga kjo e fundit të zonës ekonomike ekskluzive bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke.

Ankaraja ka thënë gjithashtu që burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *