Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Bangladesh, 24 viktima


Një shpërthim i fuqishëm gjatë fundjavës shkaktoi 24 viktima e 13 të plagosur rëndë në një xhami në Bangladesh.

Sipas policisë, dyshohet se rrjedhja e gazit mund të ketë çuar në shpërthimin e fuqishëm edhe pse hetimet janë duke u zhvilluar ende.

Një djalë 7-vjeçar, muezini dhe hoxha i xhamisë janë mes viktimave nga shpërthimi në një xhami në qytetin Narayanganj, ndërsa 13 të tjerë janë duke marrë trajtim për djegie në një spital në Daka.

Policia po heton mungesën e mundshme të kujdesit nga furnizuesi i gazit ose personat përgjegjës në xhami për mos marrjen e masave për të riparuar rrjedhjet e gazit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *