Vendosni fjalën kyçe....

Pas grupit të PS-së, Rama mbledh sot dhe kryebashkiakët në Elbasan



Dy ditë pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama do të rikthehet përsëri në Elbasan. Ai do të mbledhë atje të gjithë kryetarët e bashkive.

Besohet se Rama do të diskutojë me kryebashkiakët për nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare.

Në mbledhjen e dy ditëvë më parë të grupit parlamentar, Rama caktoi drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe. Ai vetë u vendos në Durrës, ndërsa vendosi Ilir Beqajn në Shkodër dhe Tiranën e ndau mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

Pritet që Rama të mbledhë së shpejti edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk ende nuk kemi një datë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *