Vendosni fjalën kyçe....

Migrantja me koronavirus në Itali e lind foshnjën e saj në helikopter


Një migrante e cila kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në bordin e një helikopteri ndërsa transportohej për në spital nga një qendër refugjatësh e mbipopulluar në ishullin Lampedusa të Italisë.

Italia thotë se ka patur një rritje të migrantëve këtë vit, shkruan BBC. Një anijeje shpëtimi iu dha leje të martën për të zbritur 353 migrantë të shpëtuar në ishullin e Siçilisë, pas thirrjeve nga Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, një tjetër anije me 27 migrantë në bord ka bërë lutje të reja për ndihmë. Anija tregtare “Maersk Etienne” i shpëtoi migrantët pas një kërkese nga Malta në fillim të gushtit, por që atëherë është lënë në det. Ata janë “të dëshpëruar”.

Çfarë ndodhi në Lampedusa?

Gruaja migrante kishte rezultuar pozitive për koronavirus kur shkoi për të lindur.
Ajo qëndronte në një kamp migrantësh që ishte populluar 10 herë më shumë nga sa kishte kapacitetin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Zyrtarët thanë se vendosën ta transferojnë atë në një spital në Palermo, kështu që ajo të mund të lindte e sigurt. Por ajo lindi në mes të rrugës, gjatë fluturimit me helikopter.

Gruaja – e cila nuk është identifikuar – tani është në spital në Palermo së bashku me foshnjën e saj.

Incidenti ndodhi mes përplasjeve midis qeverisë së Siçilisë dhe qeverisë kombëtare. Guvernatori i Siçilisë, Nello Musumeci akuzon Romën se nuk i dha ndihmë të mjaftueshme në trajtimin e migrantëve të ardhur nga Afrika. Rreth 19,400 migrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 5,200 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *