Vendosni fjalën kyçe....

Merrnin inerte pa leje nga shtrati i lumit Seman e Shkumbin, gjobiten 2 bizneset në Lushnjë



Dy operacione kundër krimeve mjedisore në Lushnjë dhe në Kuçovë janë zhvilluar nga IKMT dhe Policia e Shtetit.

Në kuadër të këtyre operacioneve, janë gjobitur dy biznese në Lushnjë me nga 2 milionë lekë, të cilat akuzohen se nxirrnin inerte pa leje në lumin Seman dhe Shkumbin.

Ndërsa në Kuçovë, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet A.H, 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me IKMT proceduan në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë i cili dyshohet se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fahatin Salcë, Kozare.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *