Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi “kthen sytë” nga Luis Suarez, i ofron tre vjet kontratë


Kur dukej se bardhezinjtë do afronin në ekip sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, befas klubi ka bërë kthesë duke hedhur sytë nga lojtari i Barcelonës, Luis Suarez.

Sipas Sportmediaset, palët kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e amerikano-jugorit në Torino.

Pritet që Suarezit t’i ofrohet një kontratë 3-vjeçare me 10 milionë euro në sezon.

Megjithatë jo çdo gjë ka përfunduar. Lojtari përfiton një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon te Barcelona, me të cilën ka edhe një vit kontratë.

Gjithçka do vendoset në ditët në vijim e në rast se kjo pistë nuk funksionon, Dzeko mund të jetë sërish një mundësi e mirë për Juventusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *