Vendosni fjalën kyçe....

Regjimi i lëvizjes drejt Greqisë, deri më 15 shtator mbeten në fuqi rregullat e vjetra


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se rregullat për kalimin drejt Greqisë për udhëtarët do mbeten në fuqi deri më 15 shtator.

Pra çdo personi që udhëton nga Shqipëria drejt Greqisë duhet të kalojë vetëm nga pikat e kalimit të Kapshticës dhe Kakavijës si edhe nga aeroporti i Athinës.

Ndërsa tamponi për kalimin do mbetet në fuqi deri më 19 shtator.

Nga Kapshtica lejohen të kalojën vetëm 300 persona ndërsa nga Kakavija lejohen 700 persona në fashën e orarit 06:00-22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;
– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në ditë nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *