Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis njofton zgjerimin e vijës bregdetare me Shqipërinë, nga 6 në 12 milje


Kryeministri grek Mitsotakis, ka pohuar ditën e sotme se vendi i tij do e zgjerojë vijën bregdetare nga 6 në 12 milje në detin Jon.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në parlament gjatë një diskutimi për demakracionin detar të arritur me Italinë e Egjiptin.

Kreu i qeverisë greke tha se me projektligjin që i kalon sot parlamentit, Greqia e zgjeron vijën bregdetare nga 6 në 12 milje në pjesën perëndimore të saj, shkruan In.gr.

“Greqia po rritet. Të tjerët thonë që jo por ne po e bëjmë. Në dete si Mesdheu, sipërfaqja e shelfit kontinental, është e njëjtë me atë të Zonës Ekskluzive Ekonomike.” – tha Mistotakis duke shtuar se ishujt e Greqisë si Kastelorizo kanë një Zonë Ekskluzive Ekonomike dhe një shelf kontinental.

“Askush nuk do e ndalojë vendin tonë që të zgjerojë ujërat territoriale në 12 milje. Zgjidhja e zonave detare me vendet fqinje rikthen të drejtën ndërkombëtare dhe lejon përdorimin e burimeve të përbashkëta. Kushtet po rivendosin një regjim të legjitimitetit në rajon.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *