Vendosni fjalën kyçe....

“E ke problem t’i japësh një kërcitje” – Fotot e Bill Clinton-it duke u masazhuar nga “skllavja” seksuale e Epstein


Teksa ish-presidenti mbajti një fjalim për mbështetjen e demokratit Joe Biden në garën presidenciale të 3 nëntorit 2020, në rrjet kanë dalë fotot e tij me një nga viktimat e Jeffrey Epstein.

Daily Mail publikoi fotografi ekskluzive të martën që tregon Klintonin duke marrë një masazh në vitin 2002 nga 22-vjeçarja Chauntae Davies, e cila pretendohet se është përdhunuar nga miliarderi Epstein në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe katër vjeçare.

Masazhi ndodhi ndërsa Klinton, së bashku me aktorët Kevin Spacey dhe Chris Tucker, fluturuan me Epstein në avionin famëkeq privat të pedofilit, me nofkën ‘Lolita Express’, në një udhëtim humanitar në Afrikë.

Sipas gazetës, Klinton u ankua se e kishte qafën e ngurtë pasi ra në gjumë në aeroplan. Gjatë një ndalese për furnizim me karburant në një aeroport të vogël në Portugali, e besuara e Epstein, Ghislaine Maxwell, i kërkoi Davies t’i bënte ish-presidentit një masazh. Klinton, i cili në atë kohë ishte 56 vjeç, dyshohet se i tha Davies: “A do e kishe bezdi t’i jepje edhe një kërcitje?”

Fotografitë tregojnë se Davies masazhon qafën dhe shpatullat e Klintonit ndërsa ai mbështetet në vendin e tij në atë që duket se është një sallë e vogël aeroporti.

Davies, e cila punoi për Epstein si një masazhiste, tha se Klinton ishte një ‘zotëri gjatë udhëtimit dhe nuk pashë absolutisht asnjë sjellje të gabuar të tij’.

Një zëdhënës i Klinton ka thënë se ish-presidenti nuk dinte asgjë për krimet e Epstein dhe fluturoi në avionin e financierit vetëm katër herë, por t dhënat e fluturimeve treguan se ai udhëtoi dhjetëra herë në 2002 dhe 2003.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *