Vendosni fjalën kyçe....

Dolën në rrugë për plagosjen e një personi nga policia, protestuesit plaçkisin bizneset në Wisconsin (Video)


Një tjetër natë trazirash dhe vandalizmi ka tronditur Kenoshan në Wisconsin, teksa protestuesit pasi janë përplasur me Gardën Kombëtare. Kanë grabitur e vandalizuar dyqane e u kanë vënë flakën makinave në rrugë.

As vendosja e Gardës Kombëtare dhe as shtetrrethimi që hyri në fuqi në orën 20:00 të mbrëmjes të së hënës nuk i ka penguar protestuesit, disa prej tyre me armë zjarri, që të dalin në rrugë.

Trazirat u shkaktuan nga të shtënat ndaj 29-vjeçarit me ngjyrë Jacob Blake, nga policia të dielën. Blake u qëllua shtatë herë nga pas dhe tani po trajtohet në spital për plagët e tij.

Përballja mes Blake dhe oficerëve, që thuhet se erdhi pas një incidenti të dhunës në familje, u filmua dhe më pas u shpërnda në rrjetet sociale, gjë që nxiti trazira të cilat më pas u shoqëruan me plaçkitje dhe vandalizëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *