Vendosni fjalën kyçe....

Clinton këshillon Joe Biden: Po i humbe zgjedhjet, mos e njih rezultatin


Ish-kandidatja presidenciale Hillary Clinton i bëri thirrje kandidatit demokrat për president në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden, të mos e pranonte humbjen në zgjedhje.

Në një videomesazh të publikuar në media, Clinton argumentoi se nëse Trump del fitimtar në garën presidenciale të nëntorit, por me një diferencë të vogël, Biden duhet të refuzojë të pranojë fitoren e tij.

Në vend të kësaj, ish-zv.presidenti duhet të niste një betejë ligjore, në fund të së cilës, Clinton se Biden do triumfonte.

“Joe Biden nuk duhet të lëshojë gjë në asnjë rrethanë, sepse unë mendoj se kjo do të zgjasë dhe përfundimisht besoj se ai do të fitojë nëse nuk i japim asnjë centimetër dhe nëse jemi po aq të përqendruar dhe të pamëshirshëm sa pala tjetër.” – tha Clinton.

Ajo sugjeroi se presidenti Trump do të përpiqej të ‘ngatërronte’ sistemin e votimit në mungesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *