Vendosni fjalën kyçe....

Sprintieri Usain Bolt kapet nga Covid-19, izolohet në shtëpi (Video)


Usain Bolt është emri i fundit në botën e sportit që është prekur nga Covid-19. Lajmi është pohuar nga mediat xhamajkane që citonë vetë atletin.

Të premten e shkuar, kampioni olimpik kishte organizuar një festë në shtëpi për 34-vjetorin e tij, festë në të cilën morën pjesë edhe futbollisti Rahem Sterling (Mançester Siti) dhe Leon Bajli (Leverkusen).

Atleti është vetë karantinuar për 14 ditë në banesën e tij. Siç shfaqet në videot e festës, gjatë zhvillimit të saj nuk është marrë asnjë masë kundër pandemisë Covid-19.

Bolt shkruan në faqen e tij në Twitter se ka dalë pozitiv me koronavirusin e ri por është pa simptoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *