Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i policisë për të shpërndarë njerëzit që po festonin kthehet në tragjedi, vdesin 13 persona në Peru


Një sulm i policisë në një klub nate në kryeqytetin e Perusë, Lima, shkoi tmerrësisht keq teksa personat që përpiqeshin të largoheshin u bllokuan duke shtypur njëri-tjetrin. Tragjedia ka marrë jetën e 13 personave dhe ka lënë gjashtë të tjerë të plagosur.

Bastisja e policisë në klubin e natës ‘Thomas Restobar’ në Lima, u nis për të zbatuar një ndalim të rivendosur ndaj jetës së natës në fundjavë, në kuadër të bllokimeve lidhur me Covid-19 në vendin amerikano-jugor.

Policia u njoftua nga banorët e rrethit Los Olivos në Liman veriore se një festë ishte planifikuar në klub në kundërshtim të bllokimit, me rreth 120 njerëz të pranishëm, njoftoi Ministria e Brendshme.

Kur filloi sulmi i policisë, të ftuarit e klubit u përpoqën të iknin nga kati i dytë poshtë shkallëve dhe përmes daljes së pasme. Mes trazirave, njerëzit nuk mund ta hapnin derën sepse korridori i vogël që çonte jashtë ishte i mbushur, tha shefi i policisë kombëtare, Gjenerali Orlando Velasco Mujica, për mediat.

Tragjedia la të vdekur 13 të rinj, përfshirë dy gra, tha policia. Viktimat u shtypën ose u mbytën në rëmujë e sipër. Gjashtë të tjerë, përfshirë tre oficerë u plagosën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *