Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje të mëdha në Turqi, 4 viktima e dhjetëra të zhdukur (Fotot)


Katër persona kanë humbur jetën në Tueqi nga përmbytjet që goditën disa provinca në brigjet e Detit të Zi.

Lajmi është pohuar nga ministri i Brendshëm, Soylu, i cili tha se 11 persona raportohen të zhdukur në provincën verilindore të Giresun, ndërsa 127 njerëz kanë shpëtuar.

Ai tha se rrugët për në 118 fshatra janë mbyllur. Më herët, Soylu, i cili mbërriti në vendngjarje, tha se pesë oficerë të xhandarmërisë dhe një ekskavatorist u zhdukën.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende në rajonet e goditura dhe autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *