Vendosni fjalën kyçe....

Rimëkëmbja e eurozonës merr goditje, gushti shuan shpresat


Rimëkëmbja e biznesit në eurozonë ka ecur me “hope” gjatë gushtit, sidomos në sektorin e shërbimeve, tregojnë të dhënat më të fundit.

Ndryshe nga pritshmëritë e politikbërëse për një rritje ekonomike në formën e shkronjës V, indeksi PMI i Markit për gushtin tregon se aktiviteti i biznesit ka rënë në 51.6 pikë, nga 54.9 që ishte muajin paraardhës. Niveli i 50 pijëve ndan rritjen nga kontraktimi.

Pavarësisht se leximi përfundimtar qëndron mbi 50 pikë, të dhënat tregojnë se rimëkëmbja nuk është aspak e qëndrueshme, dhe se nuk do të ketë formën e shkronjës V, pra një rritje të theksuar pas rënies së lirë.

Analistët thonë se rimëkëmbja ekonomike e eurozonës gjatë gushtit e humbi vrullin që u duk se fitoi në muajin korrik.

Nën-indikatori që mat bizneset e reja ra gjithashtu ndjeshëm gjatë gushtit, tregojnë të dhënat. Nën-indikatori që mat sektorin e shërbimeve ndërkohë u fiksua në vetëm 50.1 pikë, nga 54.7 pikë që ishte në korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *