Vendosni fjalën kyçe....

Darkoi me 80 vetë, Ministri i Bujqësisë në Irlandë jep dorëheqjen pasi shkeli rregullat e Covid-19


Ministri irlandez  i Bujqësisë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ai mori pjesë në një darkë të organizuar nga një klub golfi. Në darkë morën pjesë më shumë se 80 persona, në shkelje të masave kufizuese të vendosura në vend për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Dara Kaliri, i cili ka mbajtur postin e Ministrit vetëm për një muaj, mori pjesë në darkë të enjten së bashku me shumë figura të tjera politike, përfshirë Komisionerin e Tregtisë Evropiane Phil Hogan, sipas gazetës irlandeze Examiner.

Duke folur për një “gjykim të gabuar”, kryeministri pranoi dorëheqjen e tij.

Kaliri kërkoi falje mbrëmë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, e cila erdhi vetëm një ditë pasi qeveria irlandeze shtoi masat shtrënguese në të gjithë vendin për të frenuar shpërthimin e COVID-19.

Kjo darkë u zhvillua një ditë pas prezantimit të masave të reja nga Kaliri dhe kolegët e tij në kabinet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *