Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 11 pacientë me koronavirus në Kosovë, konfirmohen 141 raste të reja


Përsëri shifrat të larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik atje, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona, si dhe janë konfirmuar 141 raste të reja me COVID-19.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e 416, me gjithsej 401 raste vdekjeje, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKShPK-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 230 pacientëve.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga: Prishtina 44 raste ; Gjilani 17 raste ; Peja 14 raste ; Podujeva 9 raste ; Drenasi 8 raste ; Ferizaj 6 raste ; Gjakova 6 raste ; Mitrovica 6 raste ; Viti 5 raste ; Dragash 4 raste ; Fushë Kosova 4 raste ; Malisheva 3 raste ; Vushtrri 3 raste ; Lipjani 2 raste, Kamenica 2 raste dhe me nga një rast në komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skënderaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *