Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe katër vjet të tjera” – Mbështetësit e presidentit Trump përplasen me ata të Black Lives Matter (Video)


Anëtarët e grupit të krahut të djathtë ‘Proud Boys’ u përplasën me disa persona të zemëruar që po zhvillonin një kundërprotestë në Miçigan. Palët u përplasën fillimisht me fjalë përpara se të përlesheshin fizikisht duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmat.

Videot nga ngjarja tregojnë një grup të madh të ‘Proud Boys’ duke marshuar në Kalamazoo të shtunën, shumica mbajnë flamuj amerikanë dhe u përballën me një grup kundërprotestuesit që u përpoqën të ndalojnë marshimin.

Marshuesit e ‘Proud Boys’ po brohorisnin ‘edhe katër vjet të tjera’ në mbështetje të presidentit Trump pak para se gjërat të ktheheshin të dhunshme.

Djemtë e ‘Proud Boys’ kishin njoftuar qëllimin e tyre për të marshuar, duke i nxitur kundërdemonstruesit të mblidheshin në zonë. Disa njerëz u përpoqën ta qetësojnë situatën dhe të bisedojnë protestuesit nga të dy palët nga dhuna, por me pak sukses.

Anëtarët e ‘Proud Boys’ mund të dëgjohen në një moment duke bërtitur, ‘pi*dhu Antifa’ ndërsa kundërshtarët thërrisnin Black Lives Matter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *