Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump në zi, ndahet nga jeta vëllai i tij më i vogël


Ndahet nga jeta vëllai i presidentit amerikan Donald Trump në moshën 72-vjeçare. Presidenti i SHBA-ve tha se ka humbur “mikun e tij më të mirë”.

“Me zemër të thyer ndaj lajmin vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte,”- tha ai në një deklaratë të shtunën.

Trump e kishte vizituar vëllain e tij në spital një ditë para vdekjes së tij, ku u tha gazetarëve: “Ai është duke kaluar një kohë të vështirë”.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Robert Trump, por mediat amerikane shkruajnë se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë.”– tha Trump.

Roberti ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fred dhe Mary Anne Trump, dhe lindi dy vjet pas vëllait të tij Donald. Më i madhi i fëmijëve, Fred Jr, vdiq në vitin 1981.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *