Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nis intervistat pas shërimit nga koronavirusi: Nëse del vaksina, një lider si Rama do e sillte më shpejt në Shqipëri


Pas shërimit nga koronavirusi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është rikthyer punës dhe gjithashtu intervistave.

Ai ka treguar se koronavirusin beson ta ketë marrë në takimet familjare dhe jo në punë dhe se ka qenë djali i tij Kajan që është infektuar i pari.

“Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq”, tregon Veliaj në një intervistë për Report TV.

Mes të tjerash, Veliaj ka adresuar edhe lajmet se ai ka shkuar të mjekohet në Turqi.Ai e mohon këtë duke thënë se është kuruar vetëm në shtëpinë e tij dhe e ka konsideruar këtë një “goditje nën brez” nga kundërshtarët.

“Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë diku që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që për 6 muaj kap 4 vila. As kryetar bashkie që vë gjobë, jam një kryebashkiak që punoj më shumë dashuri. Nëse kundërshtarët kanë një alternativë më të mirë, meqë po afrojnë zgjedhjet, bujrum, por me rrena dhe sajesa, nëse isha duke vdekur dje në Turqi, s’mund të isha këtu fizikisht. Kështu për të gjithë ata, i mëshiroj, i kam falur. Apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez, jo lajme të rreme dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, kur vjen puna te sëmundje, tërmeti, investimet për fëmijët, jo të jemi të përçarë. Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Nuk është pjesë e kodeve shqiptare dhe civilizimit perëndimor. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur. Për sa kohë është formulë humbëse, a mos ia vlen se me dashamirësi dhe projekte ne të bëjmë një betejë, se sa me goditje në brez.
Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria. Jam impresionuar nga mjekët, se mendoj që nuk kanë asgjë mangët se kushdo që e bëjnë këtë punë në Turqi apo Itali. Edhe kur unë kisha pak mendjelehtësi se kjo ‘temperaturë do të kalojë’. Insistimi për t’i qëndruar protokollit. Më bëri sot të shërohem se sa diku ku do më shihnin si statistikë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është i bindur se partia e tij do fitojë edhe një mandat të tretë ndërsa ka nisur të thurë lavde për kryetarin e saj dhe kryeministrin Edi Rama.

Veliaj krahasoi rastin e tërmetit në Shqipëri me katastrofën që ndodhi në Liban. Veliaj thotë se Rama, arriti të mblidhte më shumë ndihma për tërmetin se sa shteti i Libanit, pasi është shumë e rëndësishme se kush e drejton një vend. Ai thotë se në rast se një ditë do dalë vaksina, Rama do e sillte shumë më shpejt se një lider tjetër.

“Ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe në Liban, në Bejrut dhe ndodhi një fatkeqësi natyrore në Shqipëri. Rama ngriti 3 fishin e fondeve, krahasuar me fondet e mbledhura në Liban, që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton.

Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë shumë më shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më i fortë që njeh është kunati i tij. Ne na duhet një lider që kupton rindërtimin dhe urbanistikën, që ka sot respektin në botë, është kryetar i OSBE-së dhe është mik personal me shumicën e kokave të botës.

Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës. Jam i bindur që do të jetë forcë e parë, por do të jemi bindëse, pa bishta, pa kompromise, nëse këta po e bëjnë këtë gjë në opozitë, imagjinoni në qeveri”, tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *