Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Për Mark Babanin kemi prova të cilat i publikojmë së shpejti, do dalin edhe emra të tjera


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se do të bëjë transparencë të plotë për rastin e e kryetarit të bashkisë në Vaun e Dejës, Mark Babani.

I ftuar në studion e A2 CNN, Bardhi tha se i zgjedhuri i Ramës është i dyshuar për akuza që s’kanë të bëjnë me biznesin, por me probleme të rënda penale në të shkuarën.

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi.

Bardhi deklaroi më tej se të dhënëat për kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit nuk kishin të dhëna para ditës së zgjedhjeve por ato u zbuluan më vonë.

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit. Ne momentin që kemi vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme që një kandidat për kryetar bashkie dhe është subjekt i ligjit të dekriminalizimit kemi bërë transparencë. Nëse do të kishim përpara 30 qershorit do ti kishim bërë ato publike”, – u sekretari i përgjithshëm i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *