Vendosni fjalën kyçe....

Gjoba nga 30 milionë lekë, ndëshkohen administratorët e lokaleve në Tiranë


Dy administratorë në Tiranë janë gjobitur me nga 30 milionë lekë secili e një tjetër me 10 milionë lekë për shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit të policisë, A.C. e E.S. janë ndëshkuar me nga 30 milionë lekë për organizimin e veprimtarive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po kështu një tjetër administrator është gjobitur me 10 milionë lekë pasi sipas policisë ka organizuar në restorantin e tij ceremoni festive duke shkelur protokollin e sigurisë.

Njoftimi

Policia vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë janë evidentuar nga policia dhe janë ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *