Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Fauci-t: Vaksina mund të mos mjaftojë kundër Covid-19, duhen zbatuar edhe masat e tjera


Një vaksinë e miratuar kundër Covid-19 mund të jetë efektive vetëm gjatë 50-60% të kohës kështu që do duhen zbatuar ende masat e përcaktuara për të mbajtur larg virusin, tha Anthony Fauci, shefi i Institutit për Sëmundje Infektive.

“Ne nuk e dimë ende se cili mund të jetë efikasiteti. Ne nuk e dimë nëse do të jetë 50% ose 60%. Do të dëshiroja që të ishte 75% ose më shumë,” tha Fauci në një seminar të organizuar nga Broën University. “Por shanset që ajo të jenë 98% efektive nuk janë të mëdha, që do të thotë se nuk duhet të braktisni kurrë qasjen e deritanishme si mbajtja e maskave, shtimi i higjienës personale e distancimi fizik.”

Masat e bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit kanë goditur keqazi ekonomitë në mbarë botën.

Disa vende europiane si Holanda, Suedia e Bjellorusia, e kanë ndaluar mbajtjen e maskës pasi sipas tyre nuk ka prova se ajo mbron nga koronavirusi i ri.