Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Libanit: Ekziston mundësia që shkak i shpërthimit të ketë qenë një bombë ose raketë


Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar këtë të premte se nuk e përjashton mundësinë që një sulm i jashtëm mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit masiv të martën që i mori jetën e 154 personave dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Komentet e tij kundërshtojnë atë të zyrtarëve të tjerë, të cilët kanë thënë se shpërthimi ka nisur pas një zjarri aksidental që ka nisur në një depo të ngarkuar me nitrat amoniumi.

“Shkaku nuk është përcaktuar ende”– tha presidenti Aoun për mediat lokale, citon WT. “Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme përmes një rakete apo bombe ose akti tjetër.”

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë se kimikati toksik nuk ishte ruajtur siç duhet në depon në port, duke u bërë shkak për shpërthimin tragjik.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump, pati deklaruar se shpërthimi në Bejrut sipas gjeneralëve të tij nuk ishte një aksident, por një sulm me bombë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *