Vendosni fjalën kyçe....

“Fëlliqësirë mediatike, llumi i llumit të UDB-së” – Shpërthen zëdhënesi i Metës


Zëdhënësi i Metës e ka quajtur fëlliqësirë mediatike gazetarin e një shkrimi mediatik që sipas Presidencës mashtron opinioni publik lidhur me këshilltarët e presidentit që nuk ekzistojnë.

Në reagimin e Tedi Blushit thuhet se gazetari në fjalë është në shërbim të agjenturës serbe dhe mjerë për ata që zgjedhin këtë gazetar për sajesa ordinere mediatike.

Zëdhënësi nuk e ka përmendur gazetarin që ka bërë shkrimin në fjalë.

“Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet!”, shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *