Vendosni fjalën kyçe....

Vidhte banesat në Sarandë, në pranga 40-vjeçari


Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave në Sarandë.

Burime  bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Andon Qurku.

NJOFTIMI I POLICISE
Punë hetimore dhe bashkëpunim i ngushtë me qytetarët, për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë.

Autor i dyshuar i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Sarandës, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka vjedhur sende dhe pajisje, në 4 banesa të ndryshme, në qytetin e Sarandës.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.