Vendosni fjalën kyçe....

Greqia me paketë të re masash ndaj koronavirusit, vendos karantinë për 7 ditë për udhëtarët nga Shqipëria


Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë shpalosur një paketë të re masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusin.

Nga kjo paketë të miratuar nga Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave preken edhe udhëtarët që kalojnë nga Shqipëria për në Greqi.

Kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës me qëllim kontrollin më të imtësishëm ditën.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria që nga 16 gushti përmes pikës së kalimit të Kakavijës duhet të karantinohen për 7 ditë.

Në palën greke do vendoset edhe një ekip kontrolli epidemiologësh për të kontrolluar plotësisht udhëtarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *