Vendosni fjalën kyçe....

“Dita e Lirisë”, mijëra berlinezë protestë kundër masave anti-Covid (Video)


Mijëra berlinezë u mblodhën në kryeqytetin gjerman për të protestuar kundër kufizimeve anti-Covid, duke i përshkruar masat si jodemokratike dhe një kërcënim për lirinë.

Rreth 15,000 protestues morën pjesë në këtë ngjarje, të quajtur ‘Fundi i pandemisë – Dita e Lirisë’, sipas mediave gjermane, duke cituar një vlerësim të policisë.

Turma marshoi nëpër qendrën e Berlinit ndërsa mbanin në duar parulla të tilla si ‘Ne jemi të detyruar të veshim një surrat’, ‘Mbrojtje natyrore në vend të vaksinimit’ dhe ‘Ne po bëjmë zhurmë sepse ju po vidhni lirinë tonë!’

Fotografi dhe video tregojnë shumë prej demonstruesve duke marshuar pa maska.

Policia përdori radio për të nxitur të pranishmit të mbajnë maska dhe t’u përmbahen udhëzimeve për distancimin shoqëror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *