Vendosni fjalën kyçe....

“Grenell ka dalë nga dialogu Kosovë-Serbi, po merren Reeker dhe Palmer”- Këshilltari i Thaçit


Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala thotë se Richard Grenell nuk është më i përfshirë në dialogun me Serbinë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rubikon”, Shala tha se Grenell për momentin po merret me fushatën e presidentit amerikan Donald Trump për zgjedhjet e ardhshme, por kjo s’do të thotë se nuk do të kthehet më.

Sipas Shalës, tanimë me dialogun Kosovë- Serbi nga SHBA-ja po merren Philip Reeker dhe Mattheë Palmer.

“Grenell sot për sot është jashtë procesit të dialogut, kjo nuk do të thotë që nuk kthehet më. Por ai po merret me fushatën dhe axhendën e Trump-it. Reeker dhe Palmer do të merren me dialogun. Kështu janë ndarë punët”, shprehet Shala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *