Vendosni fjalën kyçe....

Vdesin 7 pacientë me Covid-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 239 raste të reja


Rriten përsëri shifrat e rasteve me koronavirus në Kosovë. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra, prej të cilave kanë rezultuar pozitive 239 raste.

Ndërkohë kanë humbur jetën 7 persona, duke thelluar numrin e viktimave nga koronavirusi në Ksoovë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 7652 raste dhe 192 prej tyre kanë humbur jetën. Pacientët kanë patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas të dhënave të fundit, janë shëruar 102 pacientë në 24 orë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *