Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita të mos provokohet, ka përpjekje për ta larguar nga tryeza e Këshillit Politik”-Meta


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “A Show” në Syri Tv theksoi se opozita nuk duhet të provokohet me qëllim largimin nga tryeza e Këshillit Politik.

Presidenti i Republikës tha se ka përpjekje për ta provokuar opozitën që ajo të dalë nga tryeza dhe institucionet.

Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *