Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja zgjedhore e ndryshimet kushtetuese, Basha takim me ambasadorët


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, do zhvillojë paraditen e sotme një takim me ambasadorët e selive kryesore diplomatike në Tiranë.

Në takimin e parashikuar për në orën 10:15 do marrin pjesë, Kim, Soreca, Zingraf e Duncan.

Në qendër të këtij takimi pritet të jenë marrëveshja zgjedhore dhe ndryshimet e paralajmëruese kushtetuese nga ana e kryeministrit Rama.

Ky i fundit dekaroi dje se ato do bëhen dhe të gjitha palët do duhet t’i pranojnë. Opozita e bashkuar i ka cilësuar ato si të papranueshme dhe e ka ftuar PS-në në dialog.

Edhe presidenti Meta ëstë shprehur kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese duke thënë se ato janë të papranueshme dhe se do bëjë gjithçka për t’i ndaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *