Vendosni fjalën kyçe....

“Ka nisur numërimi mbrapsht”- Meta thirrje qytetarëve të protestojnë më 12 Nëntor


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Sali Berisha përpara Kryeministrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se ka nisur numërimi mbrapsht për këtë qeveri. Sipas tij, ky tubim ka rëndësi të jashtëzakonshme.

“Protesta Kombëtare e 12 Nëntorit, një rëndësi e jashtëzakonshme që zëri i qytetarëve dhe veçanërisht atyre të Tiranës të dëgjohet fort. Kjo është një Qeveri, për të cilën kënga e numërimit mbrapsht ka filluar prej kohësh.”– shkruan ish-Presidenti.