Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e gjykates së Apelit Administrativ, Blerona Hasa.

Trupa gjyqësore që mori vendimin përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të enjten e 23 korrikut, u evidentuan probleme lidhur me ndërtimin e një kati banimi dhe papafingo që familja e gjyqtares zotëron në Durrës.

Relatorja Bekteshi tha se kishte mospërputhje mes të dhënave të pasqyruara në deklaratën veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit të administruar nga institucionet për këtë pasuri, që sipas gjyqtares kishte 5 kate, ndërsa KPK thotë se përbëhej nga 3 kate dhe një bodrum. Por kjo mesa duket nuk ka ndikuar në vendim.

Gjyqtarja Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *