Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi nxjerr fletën e votimit: Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë bashkë pa asnjë problem


Sipas opozitës së bashkuar, listat e hapura mund të funksionojnë fare mirë me koalicionet parazgjedhore ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi tha se koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën dhe se është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.

Rama përpiqet të bëjë të kundërtën që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti. Zgjedhësit ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi cili është kandidati i asaj partie.
Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin.
Rama në padijen e tij por edhe qëllimi ne tij tinëzar përdor këtë lidhje logjike me një qëllim për të hequr koalicionet. Teknikisht janë të zgjidhshme është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit”, deklaroi Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se fleta e votimit me koalicione “nuk është libër i trashë, siç pretendon Rama”, por do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Ndërsa paraqet para gazetarëve edhe një shembull të fletës së votimit, me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *