Vendosni fjalën kyçe....

Sot seanca për Tahirin, dosja voluminoze e ish-ministrit transportohet me karrocë në gjykatë (FOTO)


Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në këtë seancë pritet që avokati i Tahirit, Maksim HAxhia, të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Dosja e Tahirit që mbërriti sot te Gjykata e Krimeve të Rënda i ka habitur ata që e kanë parë. Në disa foto të publikuara nga “Balkanëeb”, shihet se si punonjësit janë detyruar ta transportojnë dosjen me dhjetëra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore.

Kujtojmë se kjo seancë do ishte zhvilluar pesë ditë më parë, por u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë.

Nëse vazhdon shtyrja e seancave, avokati Haxhia pati deklaruar se do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar për klientin e tij.

Ish-ministri i Brendshëm po hetohet për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror./Hashtag.al