Vendosni fjalën kyçe....

“Ca budallenj që ngrenë kartonët”-Vasili debat me Felajn: Standardin në Kuvend e ka vendosur Rama me shprehjet e tij


Fjalimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në Kuvend është shoqëruar me debat me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj pasi deputeti i “tha se disa budallenj ngrenë kot kartonët” në Kuvend.

Pasi Felaj i kërkoi Vasilit që të tërhiqej nga fjalët dhe të kërkonte falje, nënkryetari i PL-së kujtoi disa fyerje që Rama kishte bërë ndaj deputetëve të opozitës.

Pjesë nga debati:

Vasili: Keni marrë ca atribute që nuk ju përkasin. Dy fjalë lidhur me procedurën. Është mohuar e drejta e Komisionit Hetimor dhe po ju drejtohem hipokritëve që flasin në këtë Kuvend. Keni 2 vite që nuk zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Këta që çirren pse nuk e zbatojnë vendimin e gjykatës. Deri në sekondën e fundit që ai është në fuqi, askush nuk ka të drejtë të pezullojë këtë gjë. Edh epse kanë kartonë në duar, janë kartonë që ngrihen nga budallenj. Boll, Boll

Felaj: S’mund të flisni kështu

Vasili: Do flas. Ju nuk jeni askushi që të flisni kështu. Uluni. Kërkojini ndjesë për shprehjen që përdorët. Kërkojini ndjesë kolegëve zoti Vasili.

Vasili: Standardi është i atij që ka thënë; gruas time t’i hani atë.. Ai e ka thënë. U preke ti?! I keni me zë dhe figurë dhe s’keni thënë gjysmë fjale. Një kolegu këtu i ka thënë 40 herë paloço.