Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Europian: Ndryshimet shtesë të mos nxjerrin nga shinat rezultatet e 5 Qershorit


Pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, Komisioni Europian ka bërë thirrje për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe mos nxjerrjen e saj nga shinat.

Në një deklaratë zyrtare, KE-ja vlerëson miratimin e saj duke theksuar se kjo do i japë vendit një kornizë elektorale me standarde të larta për sa i përket integritetit e transparencës.

Ajo bën thirrje për vijim të diskutimeve në Këshillin Politik me të njëjtën frymë të deritanishme.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me standardet me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.” – shkruhet në deklaratën e Komisionit Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *