Vendosni fjalën kyçe....

Opozita e Bashkuar e prerë: Të gatshëm të vijojmë dialogun vetëm nëse s’cënon marrëveshjen e 5 qershorit


Opozita e bashkuar ka deklaruar se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit pa ndryshime e pa ndryshime kushtetuese është rruga e vetme që ruan konsensusin e arritur deri tani.

Në një deklaratë zyrtare, që vjen pas votimit në Kuvend të marrëveshjes në fjalë, opozita e bashkuar thekson se fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE duhet të jetë qëllimi i të gjitha partive në vend.

Ajo shton se është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet për çështjet e tjera pa cënuar rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit.

Deklarata

“Miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare – Britania e Madhe-OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *