Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti bjellorus akuzon FMN-në: Na kërkon ende të futemi në karantinë, s’do ndodhë


Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me atë e quan ‘ofertë për të futur vendin në karantinë’.

Ai i ka përmendur akuzat gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

“FMN-ja vazhdon të kërkojë nga ne: Të futemi në karantinë, të vetëizolohemi, të vëmë shtetrrethim. Është e pakuptimtë.” – tha Lukashenko.

Bjellorusia është një nga të paktat vende që nuk është izoluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Në fillimet e pandemisë, teksa të gjitha vendet vunë masa të rrepta karantine për qytetarët, Bjellorusia nuk ndërmori asnjë të tillë.

Ajo vijoi normalisht të gjitha veprimtaritë. Tani për tani, Bjellorusia numëron 519 viktima lidhur me Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *