Vendosni fjalën kyçe....

Theu aktin normativ, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Durrës


Pronari i një lokali në Durrës është ndëshkuar me gjobë, për shkak se ka shkelur aktin e ri normativ për shkak se ka qëndruar hapur dhe me muzikë të lartë, jashtë orarit të përcaktuar.

Policia njofton se ka vënë një gjobë prej 1.000.000 lekësh ndaj pronarit të lokalit, me inicialet K.P.

“Ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i vendos masë administrative.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij.

Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Akti i ri normative i miratuar para pak ditësh, ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *